Ja çfarë 20 vjeçari Fury i kishte thënë Klitschkos

Janë bërë gati tri vite që kur Tyson Fury kishte befasuar të gjithë duke mposhtur Wladimir Klitschkon.

Sport

29/10/2018 17:24

Ndeshja që asokohe u zhvillua në Duessldorf të Gjermanisë, në nëntor të 2015, emëroi një kampion të ri bote, transmeton lajmi.net.

Tri vite pas asaj ngjarje, Fury ka zbuluar mesazhin që i kishte dhënë Klitschkos, kur britaniku ishte shumë më i ri.

“Askush përveç babait dhe vëllaut nuk besonin se do t’ia dilja kundër Wladimir. Edhe njerëzit në kamp që ishin të afërt ishin të pasigurt. Kurse unë, vazhdoja të isha unë. E kisha gjithmonë atë buzëqeshjen në fytyrë sepse besoja se mund ta mposhti” ka thënë Fury.

“I kam thënë edhe Wladimirit vite më parë, kur unë isha 22 vjeçar. I kam thënë se do ta mposhtja një ditë” ka bërë të ditur britaniku.

Ndeshja e ardhshme e Furyt do të jetë kundër Deontay Wilder, në Los Angeles. /Lajmi.net/