Ja ç’duhet të dini për kosin në betejën kundër obezitetit

Nëse doni të kuptoni sfidën e një vendi në luftën kundër obezitetit, atëherë duhet t’ia nisim nga kosi.

Lifestyle

27/12/2016 14:04

Është një nga produktet që e blejmë më shpesh; forcon sistemin imunitar, është i mirë për kockat dhe ndihmon në shuarjen e urisë.

Problemi është se shumica e kosit që blejmë nuk është natyral.

Në vend të kësaj, ne blejmë një produkt të përpunuar, të përbërë kryesisht nga një kombinim mes kosit dhe të tjerë produkteve si xhelatinë, sheqer dhe aroma.

Duket më i lirë për t’u prodhuar, por nuk është aspak i mirë për ju.

Një grup aktivistësh, Food Foundation, ka shqyrtuar këtë problem.

Në një raport të publikuar prej tyre është marrë në analizë kosi i Muller Corner, një markë lider me 15 përqind të tregut.

Mother-and-daughter-eating-yoghurt

Kosi i tyre përmban mes 21 deri në 30 gram sheqer, shumica vjen nga sheqeri i shtuar dhe jo nga sheqeri natyral i qumështit.

Për një fëmijë, kjo është thuajse sa sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të merret gjatë ditës.

Për të mbështetur shitjet, Muller Corner ka investuar fuqishëm në reklama.

Është shpenzuesi më i madh bulmetor në këtë drejtim, me 10 milionë sterlina në vit.

Muller, siç mund ta mendoni, i mbron markat e kompanisë, duke theksuar se ato duhen konsumuar si pjesë e një diete të ndryshme dhe të balancuar.

Por aktivistët nuk janë të kënaqur.

Ata duan kufizime më të forta ndaj kësaj industrie të ushqimit, duke e nisur nga reklamat e tyre të shumta. /BBC/