Ja ç’bën italiani i çmendur pas Shqipërisë (Video)

Lambrenedetto XVI është një italian i çmendur pas Shqipërisë.

Fun

20/07/2015 15:09

Disa nga videot e tij për Shqipërinë janë klikuar mijëra herë.

“A nuk ishte vend i botës së tretë Shqipëria,” pyet ai me ironi, teksa vlerëson vendin tonë.

Tani Lambrenedetto ka bërë një tjetër gjest.

Ai e ka çuar bluzën me flamurin shqiptar nga Moska në Rusi deri në qytetin tjetër në skaj të këtij vendi, në Vladivostok.

“Djemve në hotel në Shqipëri u pata thënë përpara se të nisem se do e çoj bluzën e Shqipërisë nga Moska deri në Vladivostok (9.288 kilometra). Më panë duke qeshur dhe më thanë: e pamundur. Lambrenedetto fiton,” shkruan ai në Facebook.

Ndërkohë shqiptarët e vlerësojnë, ndërsa i shkruajnë se ai duhet të jetë president i Shqipërisë.

“Shpresoj ta kesh larë”, bën shaka për bluzën dikush.

Më poshtë janë videot që ka bërë ai në Shqipëri. /mapo.al

 

YouTube player