Ja arsyet pse brokoli duhet të jetë gjithnjë pjesë e tryezës tuaj

Perimet jeshile njihen për vlerat e tyre ushqyese sa i përket shëndetit të njeriut, të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tryezë.

Lifestyle

09/07/2016 05:20

Por, perimja që studiuesit kanë vënë në pah kohët e fundit është brokoli.

Sipas studimit më të fundit, thuhet se brokoli ndihmon shikimin. “Konsumimi i brokolit është “çelësi” për të pasur një shikim të mirë dhe për të parandaluar humbjen e tij”– thuhet në studim.

Kjo për shkak se kjo perime me gjethe jeshile përmban një përbërës të quajtur indole -3 carbinol ( I3C).

Gjatë testeve, studiuesit zbuluan se ky përbërës mund të përdoret për të trajtuar degjenerimin makular të lidhur me moshën, shkaku kryesor i humbjes së shikimit.

Studiuesit shpresojnë që studimi i tyre do të çojë në zbulime të tjera lidhur me molekulat në mënyrë që të zhvillohen trajtime të reja lidhur me humbjen e shikimit.

Përveç kësaj, brokoli ju ndihmon të parandaloni edhe disa sëmundje të tjera. Studimet e fundit e kanë cilësuar këtë perime si parandaluese për limfomën, kancerin metastatic, kancerin e gjirit dhe të prostatës.

Tek sytë, përbërësi I3C aktivizon AhR, një receptor që nxit detoksifikimin kimik tek retina.

AhR fillon të dobësohet me kalimin e moshës, megjithatë është i rëndësishëm për të mbajtur sytë e pastër dhe të shëndetshëm.