Ja arsyeja pse duhet të konsumoni dredhëza

Dredhëza është një frut që ka shumë pak kalori, është një aleate e shkëlqyeshme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. Ajo është një mënyrë e mirë për pastrimin dhe ushqimin e lëkurës, me ndihmë të vitaminës C dhe A. Përmbajtja e saj e mban lëkurën e butë dhe të tendosur.

Lifestyle

27/04/2016 05:10

Është e rëndësishme që ju një herë ose dy herë në javë të vendosni në fytyrë dredhëza të prera në rrathë, ose të bëni prej tyre maskë të butë, të cilën më pas do ta shpëlani së pari me ujë të vakët, dhe pastaj me ujë të ftohtë.

Nëse i pastroni dhëmbët me to, do t’i hiqni shtresat e mbledhura dhe dhëmbët do t’i bëni më të bardhë.

Dredhëza ka një efekt të pazëvendësueshëm në luftën kundër celulitit. Vitaminat A dhe C janë antioksidante, dhe ato e ngadalësojnë plakjen dhe humbjen e elasticitetit të indeve, shkatërrojnë radikalet e lira, prandaj konsumi i rregullt i dredhëzave do ta përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të ndihmojë në luftën kundër armikut të urryer të shumë femrave.

Megjithatë, nëse jeni duke bërë luftë të vazhdueshme me peshën e tepërt, do të gëzoheni kur të dëgjoni se dredhëzat e përshpejtojnë metabolizmin dhe e reduktojnë oreksin, dhe kanë pak kalori.