Ja 5 gjërat që duhet të dini për blerjet online

Të lundrosh në faqet e internetit duke parë rroba me qëllimin për të blerë online është një kënaqësi më vete.

Fun

20/03/2017 00:53

Duket një eksperiencë e thjeshtë,por kur veshjet vijnë në adresën tuaj dhe kuptoni që keni blerë masën e gabuar, kuptoni që dhe online shopping ka truket e veta.Më poshtë do të lexoni 5 gabimet që duhet të shmangni kur blini veshje përmes internetit.

Gjithmonë kontrolloni masat

Masat e veshjeve ndryshojnë sipas vendeve të ndryshme dhe nëse ju jeni S apo M kjo në Britaninë e Madhe i përkon numrave 8 apo 10. Gjithnjë duhet të siguroheni për këto të fundit në mënyrë që të blini masën tuaj.

Gjithmonë lexoni komentet e blerësve të tjerë

Shumica e shitësve online lënë një zonë për komentet e blerësve. Paçka shprehjes “dëgjo 1000 vetë e bëj si di vetë” gjithnjë është mirë të merrni dhe mendimin e tjetrit.

Lexoni kushtet dhe kontratën përpara se të kryeni një blerje.

Asnjëherë mos bini dakort për diçka nëse nuk keni lexuar më parë kushtet.

Lërini veshjet në karrocën tuaj online

Kur veshjet kalojnë buxhetin që ju keni përcaktuar, lërini në shportën tuaj dhe do të shihni që pas një jave ato do të jenë me ulje ! Shitësit online përdorin këtë taktikë për t’ju inkurajuar të blini!