Ja 3 shenjat e horoskopit që nuk rezistojnë dot asnjë ditë pa seks – Lajmi.net
Ja 3 shenjat e horoskopit që nuk rezistojnë dot asnjë ditë pa seks
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 16:35, 10 July 2017
Secila shenjë ka disa karakteristika të veta interesante të cilat e bëjnë tërheqëse, ndërsa aspektet e ndryshme astrologjike mund të ndikojnë në atë se a është dikush i mirë në seks, pa marrë parasysh shenjën.

Mirëpo, nëse do të detyrohemi t’i veçonim tri shenja, atëherë gjithsesi: gaforrja, akrepi dhe binjakët janë dashnorë  të mrekullueshëm, mbretër dhe mbretëresha të seksit.

AKREPI 

Akrepët gjithsesi janë në përparësi kur është fjala për seksin dhe epshin. Akrepët thjesht rrezatojnë joshje dhe lehtë i bëjnë për vete partnerët, mirëpo ndodh shpesh që dashnorin ta fusin në lojën e tyre, mund të ndikojnë në skajshmëri të ndryshme, andaj për këtë shkak janë të afta edhe t’i kënaqin partnerët me kërkesa të shumta të imagjinueshme dhe të paimagjinueshme dhe me afinitete seksuale, kështu që seksi me to është i paharrueshëm.

Akrepi pëlqen të provojë eksperienca të reja, nuk i shpalos lehtë aspektet e fshehta seksuale të karakterit të tij, por i tregon ngadalë-ngadalë.

Çdo aktivitet i tyre seksual karakterizohet nga spontaniteti dhe pasioni i fortë. Këta njerëz kanë një temperament shpërthyes që mund t’ju shkaktojё njё plagё tё pёrhershme.

Kur Akrepi godet, pickimi i tij djeg shumё. Akrepi jo vetёm gёzohet pasi ka fituar, por ai do tё fitojё me çdo kusht. Diçka brenda tij vdes, kur ai humbet.

GAFORRJA 

Emocionet dhe epshi te ta janë të lidhura ngushtë, andaj në seks fusin energji të mëdha dhe i japin rëndësi të madhe. Duke pasur parasysh që aq shumë e angazhojnë veten në marrëdhënie seksuale, kanë prirje për maratonë seksuale, gjë që ofrojnë përvojë të paharrueshme për secilin partner që ka pasur rastin të kalojë një natë të zjarrtë me to. Intuita e tyre u tregon nevojat e partnerit në shtrat dhe mundohet që ta bëjnë të lumtur.

Kjo nuk është shenja e cila pëlqen të lidhet me zinxhir dhe të fshikullohet. Gaforrja kërkon siguri, kështuqë merreni shtruar dhe bëni atë që ju pëlqen me të kur ajo është e shtrirë.

Gaforrja kërkon besim, stabilitet dhe siguri. I pëlqen errësira dhe seksi pas konsumit të një vakti të mirë në vende të rehatshme, larg syve kureshtarë. Është romantike, e ndjeshme dhe tepër përkushtuese. Bën gjithçka për të pasur një partner sa më të të gëzuar dhe besnik. Zgjedhjet e gabuara e rrëzojnë psikologjikisht duke i ulur vetëbesimin.

BINJAKËT 

Dëshirojnë të flirtojnë, madje edhe kur janë në lidhje serioze, dhe kanë prirje për tradhti. Ata prapa pamjes misterioze dhe elegante që kanë shpesh, në realitet janë shumë sensualë dhe pasionantë. Fantazitë e tyre i bëjnë realitet, edhe pse parapëlqimet e tyre jo rrallëherë trondisin.

Binjakët kërkojnë më shumë se një shtrat të mirë. U pëlqen të tregojnë histori dhe nuk janë kurrë të merzitshëm. Kanë nevojë për një partner me të cilin të ndihen të gjallë.

Ata e duan shumë llojshmërinë, spontanitetin. Bëjeni në një vend ku mund të ndiheni si i mbërthyer. Pëlqejnë sfidat, të ndaluarat, dashnorët e palodhur dhe të paraqitshëm.

Krijojnë lidhje paralele për të fituar përvojë. E shkojnë seksin si ripërtëritje dhe nevojë fizike. Binjaku me lehtësi do t’ju paraqesë botën e vet perverse midis të cilave janë të preferuara – lidhjet, xhirimi me kamerë apo prania e personit të tretë, ndërkaq jo rrallë janë të gatshëm edhe për seks në grup. /Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble