Ja 20 liderët kryesor të organizatës terroriste ISIS (Video)

Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë me shpejtësi është avancuar muajve të fundit duke rritur territoret e sundimit në Irak dhe Siri. Megjithëse koalicioni i kryesuar nga SHBA-të ka nisur sulmet ajror. grupi i njohur për videot e prerjeve të kokës, duket se është duke funksionuar mirë. 19 nga 20 liderët krysor të këtij grupi militar janë nga Iraku. 

Bota

20/09/2014 00:26

Dokumentari hulumtues “Death Making” i televizionit Al Arabiya gjeti se 19 nga 20 liderët e ISIS janë nga Iraku, derisa një nga Siria.

Pavarësisht kësaj, qyteti sirian Raqqa është kryeqyteti i grupit.

ISIS udhëhiqet nga Ibrahim Awwad al-Badri, i njohur si Abu Bakr al-Baghdadi, pedagog në studimet islamike dhe imam në Irak.

Ai ishte arrestuar nga forcat amerikane më 2004, dhe pas lirimit iu bashkua Al-Kaidës.

Liderët e tjerë përfshirë Fadel al-Hiyali (Abu Muslim al-Turki), një ish oficer i ushtrisë irakiane tani është zëvendës i Baghdad-it. Adnan Ismail Nejm (Abu Abdurrahman al-Bilawi), gjeneral zyrtar i ushtrisë së ISIS dhe Abdullah Ahmad al-Mashhadani (Abu al-Qasem), i ngarkuar me ushtarët e huaj.

I vetmi sirian në grup është Taha Sobhy Falaha, i njohur si Abu Mohammad al-Adnani, është udhëheqës i departamentit të mediave të ISIS.