Ja 17 mësimet jetësore të Sokratit

Sokrati konsiderohet si njëri nga filozofët më të ndritur në historinë e filozofisë, por edhe njerëzimit në përgjithësi.

Fun

11/08/2015 10:50

Ai mendonte se ne nuk mund t’iu mësojmë njerëzve asgjë, ne veç mund t’i bëjmë ata të mendojnë, shkruan lajmi.net.  Sokrati mendonte se duke bërë kështu, ju u ndihmoni atyre të hapin sytë, duke kuptuar që ata janë të lindur me krah dhe ata mund të fluturojnë sa më lartë që të duan.

Ja disa nga mësimet e tij jetësore më të mira.

  1. Dituria e vërtetë është të dini se ju nuk dini asgjë. Dituria e vërtetë vjen tek ne vetëm atëherë kur të kuptojnë që ne kuptojmë shumë pak për jetën, për vetën, dhe botën që na rrethon.
  1. Bëhu ashtu siç dëshiron të dukesh.
  2. Asgjë nuk ndryshon derisa ju nuk ndryshoni veten.
  3. Virtyti nuk blihet me pra, por nga virtyti vjen paraja dhe çdo gjë tjetër, publike dhe private.
  4. Punësoje vetën në sektorin e avancimit tuaj (duke lexuar shkrimet e të tjerëve).
  5. Ata të cilët e kuptojnë se kanë pasuri të mjaftueshme, janë të pasurit e vërtetë.
  6. Ha sa për të jetuar, por mos jetoni sa për të ngrënë.
  7. Jo vet jeta, por jeta e mirë meriton të vlerësohet tërësisht.
  8. Çdo gjë në këtë jetë ndryshon; asgjë nuk mbetet e njëjtë përherë.
  9. Të jeni i zënë nuk mjafton. Ajo me çfarë jeni i zënë ka rëndësi me të madhe.
  10. Mos e kufizo vetën vetëm më një model të caktuar të botës, eksploro atë në tërësi.
  11. Mos i lejo të tjerët të përcaktojnë mendimet tua.
  12. Mos nxito në shoqëri. Pasi të thelloni raportet shoqërore, vlerësoni ato.
  13. Mënjano të metat në fjalët tua.
  14. Mos iu kundërvëni armikut me armiqësi. Do të lëndoni vetën në atë proces.
  15. Të gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe hyjnor.
  16. Pyesni vazhdimisht. Pyetjet janë hapi i parë i diturisë. (lajmi.net)