Izraeli përforcon sistemin e mbrojtjes kundërraketore – Lajmi.net
Izraeli përforcon sistemin e mbrojtjes kundërraketore
Autori: Lajmi.net BotaLajme 23:56, 14 November 2017
Izraeli ka rritur numrin e baterive të sistemit të mbrojtjes kundërraketore pas rritjes së tensioneve me luftëtarët palestinezë të Rripit të Gazas, njoftojnë mediat lokale.

Radioja e Izraelit njoftoi sot se “ushtria izraelite është vendosur në një nivel më të lartë alarmi dhe bateritë ‘Iron Dome’ janë vendosur në qendër të Izraelit nga frika e sulmeve me raketë”.

Izraeli dhe luftëtarët me qendër në Gaza, grupi Xhihadi Islamik, kanë këmbyer kohët e fundit kërcënime, ku Xhihadi Islamik betohet për hakmarrje pasi ushtria izraelite shkatërroi një tunel në kufij të Rripit të Gazas këtë muaji, duke vrarë 12 persona përfshirë 10 luftëtarë të grupit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për hakmarrje, duke u shprehur se çdo sulm kundër Izraelit që vjen nga Rripi i Gazas do të përballet me një përgjigje të ashpër.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball