Izraeli liron palestinezin pas grevës së urisë

Izraeli ka liruar një të burgosur palestinez pasi që ai kishte mbajtur grevë urie prej 55 ditësh.

Bota

12/07/2015 19:15

I dobët dhe i zbehtë Adnan Kader u dërgua me ambulancë të Izraelit ku iu dorëzua në shërbimit mjekësor të Palestinës, transmeton Associated Press .

Adnan është anëtar i xhihadit Islamik dhe është mbajtur në burg më shumë se një vit pa iu ngritur aktakuzë.

Protestat e tij, që përfshin edhe një grevë urie prej 66 ditësh , kanë tërhequr vëmendjen për praktikën e mbajtjes së palestinezëve , pa gjyq dhe akuza nga Izraeli.

Ai mbajti grevën e urisë para dy javësh me kusht se do të lirohet.

Ishte planifikuar që Adnan të lirohet të shtunën por Izraeli e shtyu për të dielën në mëngjes në mënyrë që t’iu ikë festimeve të simpatizuesve të tij.

Xhihadi Islamik është përgjegjës për sulmet vdekjeprurëse të izraelitëve. Izraeli vë në dukje se i ashtuquajturi ndalimi administrativ një mjet i rëndësishëm në luftën kundër militantëve palestinezë.