Izraeli kryen sulm në Rripin e Gazës, vritet një nënë palestineze me vajzën e saj

Izraeli thotë se një avion ka goditur dy caqe në Rripin e Gazës.

Bota

11/10/2015 09:57

Ushtria izraelite thotë se në këtë sulm janë goditur fabrikat e armëve të grupit Hamas, duke shtuar se këto sulme kanë ardhur për shkak të dy raketave të hedhura më herët nga Gaza në juglindje të Izraelit.

Një grua shtatzënë dhe vajza e saj e vogël, të cilat jetonin në një shtëpi aty pranë, kanë vdekur si pasojë e këtyre sulmeve, thonë zyrtarët palestinez, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Në Bregun Perëndimor, policia izraelit thonë se një grua palestineze kishte kryer një sulm vetëvrasës me makinë-bombë pranë një pikëvrojtimi.

Ajo ishte ndaluar nga policia të dielën në mëngjes, thuhet në deklaratën e policisë, duke shtuar se ajo kishte bërtitur “Allahu Ekber” dhe ka shpërthyer municionin që ka pasur me vete./lajmi.net/