Izraeli kërcënon të shkatërrojë sistemin sirian të mbrojtjes antiajrore

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman paralajmëroi sot se aviacioni izraelit do të shkatërrojë sistemin sirian të mbrojtjes ajrore nëse ushtria e Bashar Al Asad godet sërish kundër avionëve izraelitë që zhvillojnë operacione në Siri.

Bota

19/03/2017 17:53

“Herën tjetër që sirianët do të përdorin sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kundër avionëve tanë, ne do t’i shkatërrojmë pa hezitimin më të vogël”, paralajmëroi Lieberman në një deklarate në radion publike, shkruan arbresh.info

Ministri bëri këtë paralajmërim pas një sulmi ajror izraelit të bërë të premten në Siri kundër një transferimi armësh që kishte për destinacion, sipas Izraelit, Hezbollahun libanez.

Ky sulm shkaktoi si përgjigje një goditje me predhe nga Siria kundër një avioni izraelit, por predha u interceptua në kohë.