Izrael – Shqipëri, këto janë statistikat e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

Shqipëria ndeshjen e radhës e luan në udhëtim, kundër Izraelit.

Sport

14/10/2018 10:08

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve, përkatësisht Grupin 1 të Ligës C.

Shqipëria hyn në këtë takim me një formë aspak të mirë. Ata regjistrojnë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke shtuar një barazim dhe tri humbje.

Në këto pesë takime,Kombëtarja “Kuq e Zi” ka shënuar vetëm dy herë dhe ka pësuar nëntë herë.

Edhe Izraeli nuk qëndron më mirë. Në pesë ndeshjet e fundit ata kanë regjistruar vetëm një fitore, shtuar këtu edhe katër humbje të tjera.

Ata kanë pësuar tetë gola në këto ndeshje dhe kanë shënuar vetëm tre.

Shpresojmë që të përzgjedhurit e Panuccit të kthehen fitues në shtëpi. /Lajmi.net/