Izrael: 75 për qind e popullatës hebraike, mbi 20 për qind arabë

Të dhënat e reja të regjistrimit të popullsisë në Izrael tregojnë se ky vend ka 8 milionë e 252 mijë e 500 banorë, ka njoftuar të hënën Zyra e Qendrës së Statistikave.

Bota

22/09/2014 18:47

Sipas të dhënave statistikore, mbi 6 milionë e banorëve janë hebrenj (75 për qind), mbi 1.7 milion (20.7 për qind) janë arabë dhe 356 mijë (4.3 për qind) janë të tjerë.

Në këto të dhëna, përfshihen edhe banorët palestinezë që jetojnë në lindje të Jerusalemit.

Të dhënat e publikuara vitin e kaluar nga një institut i Izraelit në Jerusalem, thonë se  rreth 290,000 palestinezë, që jetojnë në lindje të Jerusalemit, shumica prej të cilëve kanë leje qëndrimi por jo edhe nënshtetësi izraelite.

Këto të dhëna nuk përfshijnë rreth 190,000 punëtorë të huaj, të cilët janë regjistruar si banorë të Izraelit në vitin 2013.

Në krahasim me vitin 2013, popullata në Izrael është shtuar për 1.9 për qind. Populli hebraik është rritur me 1.7, ndërsa arabët me 2.2 për qind. Nga popullata e përgjithshme, 28.8 për qind janë nën moshën 14 vjeçare, transmeton REL.