Izmir Smajlaj tregon pse e bëri shqiponjën midis Beogradit (VIDEO)

Izmir Smajlaj u shpall kampion i Europës pak ditë më parë, por për të arritur këtë sukses i janë dashur 13 vjet punë dhe një stërvitje intensive.

Sport

07/03/2017 20:38

Izmir Smajlaj (Kampion i Europës në kërcim së gjati): Unë dy herë në ditë stërvitje, duhet të mbaj shumë regjim dhe po sakrifikoj shumë. Unë dua të falënderoj shumë trajnerin Vildan Tufi dhe arritjet e mia janë falë tij.

Kushtet në Shqipëri, ashtu edhe si për shumë sporte individuale janë të vështira.

Smajlaj: “Nuk ka mbështetje nëse do të kishte do të kishin ecur më shumë, thjeshtë në Shqipëri i mban gjallë pasioni edhe vullneti që kanë për sportin.”

Një arritje historike për atletikën shqiptare aq sa Izmiri e festoi me shqiponjë, që u keqkuptua në Beograd.

Smajlaj: “Nuk e bëra me ndonjë qëllim ishte thjeshtë një çast euforik.”

Gjesti i djaloshit nga Shkodra nuk u vlerësua si provokator edhe nga sportisti serb, i cili garon në të njëjtën disiplinë.

Smajlaj: “E kam shumë dhe kam qëndruar me të gjatë të gjithë kohës që qëndrova në Beograd. Unë mendoj që sporti duhet t’i bashkojë njerëzit.”

Objektivi i radhës është medalja në botërorin që do të mbahet gjatë muajit gusht në Londër.

Smajlaj: “Janë mundësitë, pasi nga një vit më parë kam një përmirësim me 70 centimetra.”

Ndoshta në verë do të presim sërish Izmirin, me një tjetër medalje, akoma më të rëndësishme.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6