Izetbegoviq: Serbia ta pranojë gjenocidin në Srebrenicë, pastaj vjen pajtimi

Anëtari i Presidencës së Bosnjës Bekir Izetbegoviq, ka thënë se hapi i parë që duhet bërë është që Serbia ta pranojë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe duhet ta pranojë sovranitetin e gjykatave në Bosnjë e Hercegovinë.

Lajme

19/06/2015 23:43

Ai për Al Jazeera ka thënë se Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq po tregon gatishmëri që të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Për fat të keq ngjarja e fundit me arrestimin e Naser Oriqit në Zvizër janë në kundërshtim me mënyrat dhe fjalët e mira të Vuçiqit. Oriq është për herë të tretë mbrojtës i Srebrenicës, hero i Srebrenicës në burg. Dhe shteti serb kërkon ekstradimin e tij”, ka thënë Izetbegoviq.

Ai ka thënë se ai është në kundërshtim me deklaratat për marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve.

“Duhet t’i pranojë gjyqet, tribunalin e Hagës, ku atje është dëshmuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi. Dhe duhet me këtë të pajtohet, me atë qka kanë bërë Skorpionët”.

Izetbegoviq ka thënë se duhet të shikohen xhirimet e vrasjeve të djemve dhe ta kuptojë se kjo ka ndodhur 8372 herë.