“Izetbegoviq e ka të qartë dëshirën për të pranuar Kosovën” – Lajmi.net
“Izetbegoviq e ka të qartë dëshirën për të pranuar Kosovën”
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleRajoni 12:48, 7 December 2017
Kreu i grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinoviq, ka thënë se nuk është i befasuar me shpërthimin diplomatik të përfaqësuesit të Bosnjës dhe Hercegovinës në konferencën e djeshme për shtyp në Beograd duke theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka treguar tolerancë të jashtëzakonshme.

“Duket se Bakir Izetbegoviq erdhi në Beograd me qëllim që të mos bien dakord për çdo çështje që janë të rëndësishme për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinë”, tha Martinoviq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, tashmë është e qartë se deklarata e fundit Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës nuk ka qenë e interpretuar gabim, as nuk ishte e dalë nga konteksti, shkruan Tanjug.

Kujtojmë, se anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ka thënë se BeH do të njohë njëanshëm pavarësinë e shpallur të Kosovës, një punë që kaherë është dashur ta bëjë, raportojnë mediat e Beogradit. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3