Izair Emini zyrtarisht i Shkëndijes

Izair Emini është zyrtarisht një futbollist i Shkëndijes së Tetovës. Përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare të klubit, i është uruar mirëseardhja sulmuesit.

Sport

04/09/2017 20:40

31-vjeçari u largua nga skuadra e Kukësit gjatë kësaj vere, largimi i cili solli pakënaqësi në rradhët e ekipit verilindor, pasi këta të fundit pretendojnë se lojtari ishte akoma nën kontratë me ta, ndërsa lojtari pretendonte të kundërtën.

Për t’i dhënë zgidhje kësaj çështjeje palët u drejtuan në dyert e Fifas, që vendosi në favor të sulmuesit. Transferimi i Eminit në rradhët e Shkëndijes së Tetovës është një përforcim i rëndësishëm për kuqezinjtë në repartin e avancuar.