Ivanoviq shpreson se të premten emri i tij do të pastrohet nga akuzat

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare (SDP), Oliver Ivanoviq, ka thënë se shpreson që procedurat e vazhdueshme gjyqësore kundër tij, të cilat fillojnë të premten në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, të jenë e drejtë, efektiv dhe të vërtetohet se ai nuk është përgjegjës për veprimet për të cilat ai dyshohet, transmeton lajmi.net.

Lajme

22/03/2017 15:42

“Shpresoj se ky proces të jetë i shpejt, i drejtë dhe efektiv. Është shumë e rëndësishme që përmes këtij procesi të dëshmohet se nuk ka të bëjë asgjë me ngjarjet për të cilat unë jam i dyshuar, kjo është e rëndësishme për mua që të pastrohet emri im dhe t’i kthehem jetës normale”, ka thënë Ivanoviq për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug. /Lajmi.net/