Ivanoviq: Pres një gjykim të drejtë dhe të shpejtë

Udhëheqësi i Iniciativë Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq tha sot se rigjykimi kundër tij, që do të fillojë të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë do të jetë i shpejtë dhe i drejtë. Ai ka thënë se nuk është përgjegjës për aktet për të cilat akuzohet se i ka kryer.

Lajme

22/03/2017 12:53

“Shpresoj se ky proces do të jetë i shpejtë, i drejtë dhe efikas. Është shumë e rëndësishme që përmes këtij procesi të provuar se unë kam absolutisht asgjë të bëjë me ngjarjen për të cilën jam akuzuar. Është e rëndësishme për mua që ta heq njollën nga emri im , dhe t`i kthehem jetës normale”, ka thënë Ivanoviq.

Ai akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe  për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti./Lajmi.net/