Ivanoviq dikur thoshte se ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje

Kryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Oliver Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë që drejtonte.

Lajme

16/01/2018 16:11

Dikur, ai deklarohej është kundër ndarjes së Kosovës, përcjell Klan Kosova.

“Unë vazhdoj të kundërshtoj atë [ndarjen e Kosovës] si zgjidhje”, kishte deklaruar ai në një intervistë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Shumica e serbëve në Kosovë, jetojnë në pjesën jugore të Ibrit dhe në një situatë të atillë pozicioni i tyre do të ishte i paqëndrueshëm”, kishte deklaruar Ivanoviq.

Po ashtu Ivanoviq kishte pohuar se Serbia mund ta përjashtonte tërësisht njohjen e pavarësisë së Kosovës, por që ajo do të ishte sulm ndaj ambasadave dhe me çka do të bllokohej rruga për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.