Ivanov sot mandaton Zaevin për kryeministër

Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov njofton se Presidenti Gjorge Ivanov do ta mandatojë sot në ora 12:00 liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re të vendit.

Lajme

17/05/2017 11:37

Dorëzimi i mandatit vjen pasi që Ivanovi ka pranuar njoftimin për ekzistimin e shumicës parlamentare në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë, raporton Telegrami Maqedoni.

Më herët, Ivanovi refuzoi dhënien e mandatit me arsyetimin se rrezikohet unitariteti i shtetit dhe rendi kushtetues