Ivanov: Rruga ballkanike e refugjatëve do të mbyllet

Rruga e emigrantëve nga Ballkani do të mbyllet kur Austria të arrijë nivelin që ka vendosur për azil kërkuesit, i fiksuar këtë vit në 37 mijë, deklaroi sot presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”.

Lajme

29/02/2016 23:32

Maqedonia është në linjën e parë në rrugën e Ballkanit, që kryhet nga refugjatët që mbërrijnë në ishujt grekë nga brigjet turke, para se të shkojnë në vendet e Evropës qendrore dhe veriore.

“Megjithatë niveli maksimal i refugjatëve është ende larg, numri i azilkërkuesve të regjistruar që nga fillimi i vitit arrin në rreth 12 000, ose më pakë se çereku i nivelit të vendosur për vitin e kaluar nga Vjena”, njoftoi sot Ministria austriake e Punëve të Brendshme.