Ivanov: Pa largimin “Platformës Shqiptare” nuk mund ta jap mandatin

Përderisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë, thotë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin shtetëror hungarez MTVA.

Lajme

26/04/2017 14:28

Sipas Ivanov, ekzistojnë probleme juridike dhe politik për përcaktimin e mandatit për përbërjen e qeverisë. Problemi politik, gjegjësisht platforma e Tiranës, sipas Ivanov, është më esencial.

“Shumica është siguruar me shantazh – të pranohet platforma e partive shqiptare të Maqedonisë e cila është sjellë në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo në pajtim me Kushtetutën tonë dhe në pajtim me ligjet tona është sjellje e Maqedonisë në situatë vartëse dhe në varësi të një shteti tjetër. Kjo është edhe vepër ndëshkuese, por edhe është në kundërshtim me betimin tim të dhënë kur e kam marrë funksionin president, sepse unë jo vetëm që në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të ndershme duhet ta kryejë funksionin e presidentit, ta mbroj Kushtetutën dhe ligjet, unë jam përgjegjës për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”, thotë Ivanov.

Sipas tij, nëse ia jep mandatin dikujt që e ka pranuar platformën e një shteti të huaj do të sillet në pikëpyetje pavarësia e shtet. /AlsatM/