Ivanov: Maqedonia pret ndihmë dhe lobim të hapur nga Turqia për anëtarësim në NATO

Zhbllokimi i proceseve integruese është kyç për stabilitetin afatgjatë, sigurinë dhe progresin e gjithë rajonit. Presim mbështetje konstruktive, ndihmë dhe lobim të hapur për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë nga ana e miqve tanë - vende anëtare të NATO-s, deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pas takimit të sotëm në Ankara me presidentin e Republikës së Turqisë, Raxhep Taip Erdogan.

Bota

20/02/2018 20:40

Ftesa për anëtarësim, theksoi Ivanov do të jetë nxitje shtesë për proceset reformuese nacionale dhe do të paraqet shembull pozitiv në rajon.

Shefi i shtetit, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka shprehur falënderim për qëndrimin parimor të Turqisë për zgjidhjen e kontestit dypalësh, të cilin Greqia e ka me Maqedoninë, për emrin kushtetues.

“Në shekullin 21, është e palejueshme që e drejta sovrane e vetëvendosjes të një shteti, e garantuar me Kartën e KB-së, të kontestohet nga cilido shtet tjetër. Dallimi rreth emrit duhet të zgjidhet në kuadër të KB-së dhe në kornizën e definuar me Kartën e KB-së, rezolutat e Këshillit të Sigurisë së KB-së, Marrëveshjen e përkohshme dhe aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë nga viti 2011. Provokimi në çështjet, siç është identiteti, gjuha dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nuk kontribuon, por përkundrazi e vështirëson procesin e gjetjes së zgjidhjes. Më gëzon fakti që presidenti Erdogan edhe gjatë kësaj vizite shprehu mirëkuptim të plotë për qëndrimet tona lidhur me këtë temë dhe qëndron pranë palës së Maqedonisë”, tha presidenti Ivanov, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Иванов Ердоган 2

Ivanov u falënderua edhe për mbështetjen shumëvjeçare parimore dhe pa rezervë dhe sidomos për mënyrën, në të cilën Turqia e mbështet Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO.

Presidenti turk Erdogan e përsëriti mbështetjen e Turqisë për integrimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa e riafirmoi edhe qëndrimin parimor në lidhje me përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

“Ne jemi të parët që e njohëm emrin kushtetues të Maqedonisë. Atë që e menduam atëherë, e mendojmë edhe tani. Ne nuk lëvizim as majtas as djathtas. Turqia në diplomaci asnjëherë nuk sillet e dyanshme. Ne pasi kemi sjell vendimin tonë, ne vdesim, por nuk kthehemi mbrapa”, tha Erdogan.

Theksoi se përveç njohjes së emrit kushtetues të Maqedonisë dhe emrit të kombit, Turqia ka qenë vendi i parë që ka dërguar ambasador të saj në Maqedoni.

Иванов Ердоган 1

Në takim, siç theksohet në kumtesë, është konstatuar nevoja nga intensifikimi i bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

“Maqedonia e shprehu vendosmërinë e saj, në lidhje me luftën tonë kundër terrorit, veçanërisht FETO, e cila është e rrezikshme për dy shtetet. Këtë organizatë duhet ta çrrënjosim nga të gjitha vendet e botës. Maqedonia është vend i cili bën punë konkrete në lidhje me këtë betejë”, tha presidenti i Turqisë, Erdogan.

Иванов Ердоган 3

Presidenti Ivanov vlerësoi se Maqedonia mban lidhje tradicionale miqësore me Republikën e Turqisë dhe dinamika e takimeve është dëshmi për miqësinë dhe për shkallën e lartë të besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin si dy vende dhe dy popuj. Dy presidentët kanë këmbyer mendime për çështjet e brendshme politike të dy vendeve, për gjendjet aktuale në rajon, si dhe për çështjet nga interesi i jashtëm politik për Maqedoninë dhe për Turqinë.