Ivanov: E vetmja fuqi për të hapur ”Rrugën Ballkanike” është BE

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në një konferencë të zhvilluar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ka thënë se “Rruga Ballkanike” është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian.

Lajme

21/03/2016 23:47

 

Por sipas presidentit maqedonas, e vetmja fuqi që mund ta hapë këtë rrugë për refugjatët është BE.

”Faktori dhe fuqia e vetme që përsëri mund të hap këtë zonë është vetëm BE-ja dhe për këtë shkak është i domosdoshëm një pakt evropian në zonën tonë. Mirëpo, ndoshta burokratët në Bruksel nuk kanë lexuar mjaftueshëm gjeografi dhe histori dhe kanë vendosur një pjesë të kësaj hapësire jashtë BE-së. Për këtë shkak ndodhin ngjarjet e fundit”, ka thënë Ivanov.

”Duhej të kalonin një milion migrantë nëpër territorin tonë për të kuptuar rëndësinë e ”Rrugës Ballkanike” për Evropën. Evropa duke ndërtuar nga brenda dhe harroi të mbrohet nga jashtë”, ka shtuar ai.

Ivanov ka shprehur shqetësimin se edhe pesë milionë migrantët që ndodhen në Egjipt, dhe 20 milionë të tjerë që ndodhen në kufirin mes Egjiptit dhe Sudanit, mund të drejtohen nga ”Rruga Ballkanike” për të arritur në Evropë.