Ivanka, e bija e presidentit Trump, ‘shkrihet’ pas kryeministrit kanadez (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur dje kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Bota

14/02/2017 14:17

Përveç deklaratave të tyre, sidomos rreth emigrantëve, bujë kanë bërë edhe pamjet kur ata i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit, gjegjësisht forma se si kryeministri kanadez i jep dorën presidentit amerikan.

Kjo formë thuhet se është bërë për të mos i lejuar këtij të fundit që “ta shkundë”, sikurse e kishte bërë me personalitete tjera.

Por pamjet që më së shumti u kanë bërë përshtypje lexuesve janë ato në të cilat shihen kryeministri kanadez dhe vajza e presidentit Trump, Ivanka, përcjell Telegrafi.

Në disa foto të publikuara në internet, tregohet se si Ivanka e shikon me shumë dashamirësi kryeministrin Trudeau.

Por as kryeministrin kanadez nuk ka qëndruar krejt indiferentë.

Madje, me këto pamje ka të tillë edhe që kanë ironizuar. Disa kanë vlerësuar se “Ivanka Trump duket e hipnotizuar nga Justin Trudeau”.

Njëri nga komentet më interesante në rrjetet sociale është: Si është e mundur që një grua e martuar të hedh një shikim të tillë?!

iva1 iva2 iva3 iva4 iva5 iva6 iva7 iva8