Ivan Rakitic në Serie A

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka alarmuar Interin.

Sport

08/02/2019 10:38

Ivan Rakitic thuhet se ka kërkuar të largohet nga Barcelona këtë verë, duke e vënë në alarm skuadrën e Interit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Interi tashmë i është drejtuar Rakitic, i cili po ashtu dëshiron të largohet nga ‘Camp Nou’, duke iu dhënë një sinjal të qartë Neroazzurëve, përcjell ‘lajmi.net’.

Te Inter mesfushori kroat do të bashkohej me bashkëvendësit e tij që janë pjesë e kësaj skuadre, si Marcelo Brozovic, Sime Vrsaljko dhe Ivan Perisic.

Gazeta shton se 30 vjeçari mund t’i kushtojë Interit deri në 30 milionë euro./Lajmi.net/