Iva Tiço quan rrobaqepës Valdrin Sahitin, thotë se kopjon nga ‘Pronovias’ (FOTO)

Zbulohet nga e vodhi Valdrin Sahiti fustanin që veshi Albërie Hadërgjonaj në “Kënga Magjike”.

ShowBiz

05/12/2015 15:37

Stilisti nga Kosova i cili jo rrallëherë është shigjetuar për modelet që kopjon në veshjet që krijon, këtë herë duket se ka vjedhur tërësisht fustanin që i veshi mbrëmë Albërie Hadërgjonajt.

Valdrin Sahiti është denoncuar nga gazetarja Iva Tiço e cila prej tre vitesh rezervon të drejtën e brand-it më të famshëm në botë për fustane nusërie Pronovias, ekskluzivitet për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë. Madje, sulmi i gazetares shqiptare shkon edhe më tej kur e quan stilistin e preferuar nga këngëtarët shqiptarë, “rrobaqepës”.

Modeli i fustanit të bardhë të Pronovias i përket koleksionit të vitit 2016 dhe me sa duket, Valdrin Sahiti nuk ka duruar që fustani të dalë në treg, por menjëherë nga pasarela, e ka kopjuar duke i vendosur autorësinë dhe më pas me mburrje e ka prezantuar në mediat sociale./lapsial

12348651_10207595000091043_229490973_n-1-300x29312319610_10207594611161320_917944273_n-300x135