Iva Aliko refuzon të këndojë ‘Live’: Jam e ftohur (Video)

Modelja provokative, e cila ka hedhur hap edhe drejt muzikës si këngëtare, Iva Aliko, është shndërruar së fundmi në objekt i talljeve.

ShowBiz

28/05/2016 17:55

 

Iva, e cila u bë shumë e famshme, pasi deklaroi se është në lidhje romantike me një deputet nga Kosova, ka thënë në një intervistë në emisionin “Oktapod” se mendon se ka vokal për të kënduar.

Por kur i është kërkuar nga drejtuesi Turjan Hyskja “live”, ajo refuzoi kategorikisht ta bënte këtë me justifikimin: “Jam e ftohur”.
Për shumëkënd kjo ishte një gënjeshtër dhe për këtë arsyes tashmë kanë plasur talljet në rrjetet sociale.