Iu ndërrua bebja në spital, e mori vesh pasi..

Një nënë krenare e përkund me dashuri beben e saj, derisa që të dyja i buzëqeshin njëra-tjetrës me një gëzim të madh.

Fun

18/03/2016 12:23

Shikimi i bebes është i veçantë, por i njohur për çdo nënë. Ai paraqet një lidhje që ka filluar ende para se të lindë bebja. Por, për Sophie Serranon ajo ka një domethënie edhe më të madhe. Vajza pesë muajsh, Jessy, është fëmija, i cili ka sjellë gëzim dhe lumturi në jetën turbulente dhe shpesh tragjike të saj.

Sophie-s 40 vjeçare. Ajo është fëmija i pestë i Sophie-s, me partnerin e saj të katërt dhe është duke ia shëruar ‘plagët’ të shkaktuara kur vajza më e madhe e ‘Sophie-s u ndërrua në lindje dhe shkoi me një familje tjetër, duke shkaktuar kështu një ankth, i cili zor se mund të thuhet të ketë mbaruar.

Kishte disa shtrime në spital

Një vit më parë, Sophie ishte lajm në tërë botën kur një gjykatë franceze ia ndau asaj dhe familjes së saj një shpërblim të cilin duhet t’ua paguante klinika e maternitetit, ku edhe ia kishin ndërruar beben. Merret vesh se ndërrimi fatal u bë për shkak të një infermiereje të dehur, e cila kishte përzier bebet, meqë gjendeshin në inkubatorin e njëjtë.

Sophie kështu u kthye në shtëpi me një bebe që nuk ishte e saj dhe u desh që të kalonin 10 vjet para se testet e ADN-së të tregonin se vajza e saj e vërtetë quhej Mathilde dhe jetonte me një çift nga ishulli i Oqeanit indian, Reunion. Në anën tjetër, Manon, vajza që ishte rritur nga Sophie, ishte në fakt vajza biologjike e atij çifti të përmendur. Sophie më pas tregon sesi ky zbulim bëri që ajo të kalonte në depresion dhe të kishte disa shtrime në spital.

Netët e saj me ankth e pagjumësi

Ajo thotë se, për dikë ndoshta nuk është me vend ajo që ka bërë, pesë fëmijë me katër baballarë të ndryshëm, por Sophie tregon se kjo është mënyra e saj e jetës dhe se vajza më e vogël sikur ia ka shëruar të gjitha plagët emocionale që i ishin shkaktuar, jo me fajin e vet. Ajo e përqafon vajzën e vogël Jessy, që është fëmija i saj me partnerin e ri, Stephane, i cili i ndihmoi që ta rindërtonte jetën pas një beteje të gjatë për drejtësi. Në shtëpinë e tyre në Grase, qytetin e parfumit në jug të Francës, mbretëron harmonia dhe lumturia.

Sophie rrëfen për netët e saj me ankth e pagjumësi, derisa policia ia kishte dalë që ta lokalizonte vajzën e saj biologjike dhe ia kishte sjellë disa fotografi për t’i parë. Familjet tanimë janë takuar, janë takuar edhe vajzat me nënat e tyre biologjike, gjë që kanë qenë me të vërtetë emocionale.