Iu afrua në 2 pikë, Sarri e ka një mesazh për Juventusin

“Në këtë fazë të sezonit të kaluar, Juventusi në thelb tashmë e kishte fituar titullin, kështu që kjo do të thotë se ne po u shkaktojmë probleme reale".

Sport

19/03/2018 12:08

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, shprehet i kënaqur me rezultatet që ka marrë skuadra e tij këtë sezon.

Ai tha që Napoli po i shkakton probleme Juves, përcjellë “Lajmi.net”.

“Në këtë fazë të sezonit të kaluar, Juventusi në thelb tashmë e kishte fituar titullin, kështu që kjo do të thotë se ne po u shkaktojmë probleme reale”, deklaroi Sarri.

“Është e vështirë ta thuash. Në qoftë se do të kisha mundësi, do të kapnim kreun dhe do ta merrnim përsëri pushtetin. Por, ne mund të përpiqemi të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur. Ky është tashmë sezoni i dytë më i mirë në historinë e Napolit, në aspektin e pikëve, kështu që do të vazhdojmë të shtyjmë sa të kemi fuqi”, shtoi ai. /Lajmi.net/