Italianët të interesuar për investime në energjinë e ripërtërishme – Lajmi.net
Italianët të interesuar për investime në energjinë e ripërtërishme
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 14:56, 25 September 2017
.

Italia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka deklaruar Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, gjatë takimit që ka zhvilluar sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast ministri Lluka duke falënderuar diplomatin italian për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i kanë dhënë Kosovës, ka theksuar se ky bashkëpunim duhet të avancohet edhe më tutje, në veçanti në fushën e ekonomisë.

Ministri Lluka ka informuar ambasadorin Sardi me prioritetet e MZHE-së, respektivisht  me projektet e sektorëve strategjikë, siç janë energjia dhe minierat, të cilët konsiderohet si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kreu i MZHE-së ka bërë të ditur se në fushën e energjisë aktualisht në proces të realizimit janë projekti i TC Kosova e Re dhe projekte tjera që kanë për qëllim rritjen e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Po ashtu, Ministri Lluka dhe ambasadorin Sardi diskutuar për interesimin e kompanive italiane për projektet si rehabilitimi i TC Kosova B dhe investime në burimet e ripërtërishme të energjisë.

 

 

Fjalët kyçe: Ekonomia, energjia

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels