Italianet kurrë nuk mbajnë dietë: Këtë truk prej 15 minutave e përdorin për humbje të peshës

Italianet janë të njohura për kënaqje me ushqim, mirëpo kjo nuk do të thotë që pajtohen me tepricën e kilogramëve.

Lifestyle

13/04/2017 19:32

Në mbajtjen e linjës së trupit u ndihmon edhe truku i përditshëm prej 15 minutave të cilin gjithkush mund ta kopjojë, transmeton Telegrafi.

Italianet kanë qasje relaksuese ndaj ushqimit dhe konsumojnë çdo gjë që dëshirojnë: bukën, brumërat, akulloren, verën…

Kaloritë i kontrollojnë në atë mënyrë që hanë ushqime të zakonshme, qesin më pak shtojca dhe salca dhe hanë porcione të vogla.

Për shkak të mënyrës së këtillë konsumimin e ushqimit italianet nuk janë të detyruara të mbajnë dieta dhe as që i praktikojnë ato, mirëpo për të pasur shtat të hollë përdorin trukun i cili në të vërtetë është pjesë e kulturës italiane – kurdo që kanë mundësi dalin në shëtitje të shkurtër, zakonisht 15 minuta.

Përveçse ju ndihmon të humbni në peshë, shëtitja forcon muskujt dhe forcon enët e gjakut, relakson nga stresi i grumbulluar, e po ashtu mundëson edhe një gjumë me cilësi të lartë.

Nëse dëshironi të humbni në peshë dhe t’i largoni shtresat dhjamore dhe ta sillni trupin në formë, nuk keni pse të aplikoni dieta të rrepta apo të ushtroni nëpër palestrat moderne.

Shëtitja është mënyra më e thjeshtë dhe më e shëndetshme, me të cilën mund të merret gjithkush dhe kudo. Rezultatet më të mira për heqjen kilogramëve mund t’i arrini përmes ecjes së shpejtë, prej 30 deri 45 minuta.