Italia paralajmëron rrezikun e ndërhyrjes ruse në procesin zgjedhor

Zyrtarët e qeverisë italiane kanë paralajmëruar sot për mundësinë e një ndërhyrjeje të huaj në zgjedhjet e përgjithshme, që do të zhvillohen në vend më 4 mars.

Bota

20/02/2018 22:10

Kryeministri italian, Paolo Gentiloni njoftoi sot se një raport vjetor i sigurisë tregon kërcënimin e ekstremizmit islam, por ai paralajmëroi gjithashtu edhe për fushatën për të ushtruar ndikim në internet, “që ka fokus ndjenjat dhe orientimin politik të opinionit publik, veçanërisht në kohë të zgjedhjeve”, raporton AP.

SHBA-të janë duke u përballur me debatin më të madh për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e fundit presidenciale, por nga këto ndërhyrje nuk kanë shpëtuar as shtetet evropiane, të cilat kanë mbajtur zgjedhjet në dy vitet e fundit.