Italia pa dy yjet e Milanit në Ligën e Kombeve

Italia ka marr një lajm aspak të mirë.

Sport

08/10/2018 14:12

Kombëtarja italiane do të mbete pa dy lojtarë vendimtar në përballjen ndaj Ukrainës dhe Polonisë.

Roberto Mancini nuk do t’i ketë në dispozicion, Patrick Cutronen dhe Alessio Romagnolin, përcjell “lajmi.net”.

Të dy lojtarët e Milanit , kanë pësuar lëndime jo serioze, mirëpo me gjasë nuk do të paraqiten në dy ndeshjet e Italisë.

Cutrone dhe Romagnoli janë dy lojtarë që mund ta vendosin një ndeshje, pasi rëndësia e tyre vërehet edhe te rosonerët. /Lajmi.net/