Italia ndryshe, krejt ndryshe

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez, i cili gjatë afatit kalimtar të verës kaloi nga Manchester City në Juventus, deklaroi se kishte paramenduar krejt tjetër pasqyre për Serie A, nga ajo me të cilën është njoftuar deri më tani. “Po ju tregoj se çka kam menduar për futbollin italian. Mendoja se askush nuk vrapon, se është lojë…

Sport

08/10/2013 19:30

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez, i cili gjatë afatit kalimtar të verës kaloi nga Manchester City në Juventus, deklaroi se kishte paramenduar krejt tjetër pasqyre për Serie A, nga ajo me të cilën është njoftuar deri më tani.

“Po ju tregoj se çka kam menduar për futbollin italian. Mendoja se askush nuk vrapon, se është lojë e ngadalshme dhe se këto është lehtë të luani. Tani mund të them se është krejt diçka tjetër. E konfirmoj se kjo është liga më e vështirë në të cilën kam luajtur”, deklaroi Tevez gjatë një interviste për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

“Duhet të keni kujdes për çdo detaj të vogël. Punojmë shumë në aspektin fizik dhe teknik. Italia më ka dalë krejt ndryshe nga ajo që kam menduar”, u shpreh ish ylli i Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Tevez është përshtatur mjaft mirë në Juventus ku konsiderohet si një prej futbollistëve kryesor. Ai ka realizuar katër gola në 10 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.