Italia gjen fajtorin e dështimit kundër Suedisë

Giampiero Ventura po fajësohet më së tepërmi për dështimin e kualifikimit në Botërorin në Rusi.

Sport

14/11/2017 10:14

Mediat italiane kanë një fajtor kryesor për dështimin e ekipit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

“Azzurrët” barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit të play-offit kundër Suedisë duke u eliminua pas humbjes në takimin e parë me rezultat 1:0.

Selektori Giampiero Ventura po fajësohet më së tepërmi për dështimin e kualifikimit në Botërorin në Rusi, përcjell “lajmi.net”.

Vendimet e Venturas – sidomos në dy takimet e fundit – kanë bërë që të shtohen thirrjet për shkarkimin e tij. /Lajmi.net/