Itali, të paktën 30 të vdekur pas fundosjes së një anije me migrantë

Një rast i përsëritur i fundosjes së një anije me migrantë në brigjet e Libisë, rezultoi fatale me rreth 30 të vdekur, bëri të ditur për median, kapiteni Antonello de Renzis Sonnino, zëdhënës i operacionit Sophia, forca detare evropiane kundër kalimeve të jashtëligjshme të refugjatëve.

Bota

26/05/2016 17:10

“Një avion i Luksemburgut lokalizoi në një distancë rreth 35 milje (65 kilometra) nga bregdeti i Libisë një anije të përmbysur në det, ku numëroheshin përafërsisht njëqind migrantë.

“Përllogariten të kenë humbur jetën rreth 30 persona”, deklaroi një oficer i marinës.