Itali – Shqipëri luhet në ‘Renzo Barbera’ (FOTO)

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ mes Italisë dhe Shqipërisë, do të luhet në stadiumin e Palermos, ‘Renzo Barbera’.

Sport

25/11/2016 16:20

Ky vendim është marrë sot mes një takimi mes dy federatave.

“Ndeshja e radhës e skuadrës tonë kombëtare kundër Italisë, do të luhet në Palermo. Lajmi është konfirmuar sot në drekë. Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera”. Kjo është e hera e parë që këto dy skuadra kombëtare, do të ndeshen zyrtarisht me njëra tjetrën. Shqipëria dhe Italia, në nivel ekipesh kombëtare janë ballafaquar vetëm njëherë, në një miqësore të zhvilluar në Gjenovë në nëntor të vitit 2014”, thuhet në njoftimin e bërë nga FSHF-ja, përcjell lajmi.net.

‘Renzo Barbera’ ka një kapacitet prej 37 mijë ulëseve dhe është hapur në janar të vitit 1932.