Itali, një shqiptar kapet me 150 kg marihuanë

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, pasi i kanë gjetur në banesë rreth 150 kilogramë lëndë narkotike marihuanë.

Lajme

08/02/2015 10:22

Sipas medieve italiane, në pranga ka rënë Dritan Lula, 38 vjeç. Ai u arrestua nga karabinierët në Pavia, në Lombardi, transmeton gazeta Shekulli.

Gjatë kontrollove të kryera pas arrestimit, policia gjeti në automjetin e shqiptarit edhe 5 kilogramë të tjera marihuanë.

Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi 38-vjeçarit edhe një armë gjahu dhe një pistoletë.

Ai akuzohet tashmë për dy vepra penal; trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.