Itali, fletushka kundër emigrantëve, përfshirë edhe kosovarët

Fletëpalosje racistë kundër emigrantëve janë shpërndarë pak ditë më parë në tregun e komunës së Rozzanos në provincën e Milanos e mjaft pranë selisë së bashkisë së kësaj qyteze.

Lajme

25/07/2017 16:48

Media italiane “Il Giorno” ka shpërndarë një fotografi origjinale të fletëpalosjes me përmbatje shokuese kundër emigrantëve, mes të cilëve dhe kundër atyre me kombësi shqiptare e kosovare.

“Kalendari i gjuetisë së hapur gjatë gjithë vitit për shtazën migratore!, lexohet në të, “për marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, romë e përgjithësisht ekstra komunitarë.”

“Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, thuhet në fletushke, është e lejueshme përdorimi i armëve të tipit pushkë si dhe më shumë se 5 të shtëna. Lejohet përdorimi i bombave të dorës dhe të qenve.”

Mbi 100 copë fletpalosje të tilla janë shpërndarë në mes të ditës gjatë fundjavës së shkuar në tregun e sheshit Foglia mjaft pranë komunës së Rozzanos.

Me shkrim dore e penë po mbi këtë fletëpalosje lexohet gjithashtu informacioni se është shkruar nga një këshilltar bashkiak i Partisë Demokratike të kësaj qyteze.

“Partia Demokratike e Rozzanos ka fashistë në këshillin bashkiak, shkruan fletëpalosje”.

Gjithashtu mediat italiane informojnë se ky fletëpalosje  është shkruar nga këshilltari bashkiak Marco Andrea Ercoli, i cili ia ka shpërndarë privatisht kolegëve të tij të Këshillit komunal të Rozzanos.

Supozohet se një prej tyre ka stampuar mbi 100 kopje për të informuar qytetarët e kësaj komune se këshilltari në fjalë ka ideale raciste e fashiste.

Kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka ka ndodhur duke e quajtur “si një gabim të pavullnetshëm”.

Por ndaj këtij skandali kanë reaguar forcat politike të opozitës , Lëvizja 5 Yje, Forza Italia, madje dhe e djathta Lidhja e Veriut duke kërkuar gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak dorëheqjen e përfaqësuesit të PD Marco Andrea Ercoli.

“Idetë e tij janë qartësisht ektremiste të djathta e nuk kuptojmë se cfarë bën ai brenda grupit të të së majtës?” akuzojnë ata.

volantino-1