Itali, arrestohet 4 shqiptarë për shfrytëzim të prostitutave

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia në Asti të Italisë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Lajme

10/07/2018 17:02

Bëhet fjalë për tre burra të moshës nga 29 në 33 vjeç, G.E., K.F., S.E., dhe prostitutën J.A., 28 vjeç.

Sipas akuzës, këta favorizonin e shfrytëzonin prostitucionin duke nxjerrë në rrugë rreth dhjetë vajza të reja në rrugën Savona dhe rrugën Alessandria.

Hetimet e operacionit ‘Neë generation’ nisën më 2016 për shkak të disa kërcënimeve me vdekje karshi disa prej vajzave për shkak të afrimit me një bandë rivale e cila kërkonte të merrte të rejat, njëra prej të cilave i mbushi 18 vjeç gjatë kohës së prostituimit.

‘Janë edhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë’, shpjegon komandanti i skuadrës së lëvizshme të Astit, Loris Petrillo, gjatë konferencës së shtypit në kuesturë. Secila prej vajzave fitonte deri 600 euro në natë, duke punuar nga e hëna deri të enjten.