Itali, 200 turisë të bllokuar në teleferik, shpëtohen me helikopter (Video)

Rreth 200 skiatorë e turistë kanë mbetur të bllokuar me orë të tëra në kabinat e teleferikut në kompleksin turistik Val Gardena në Dolomites të Italisë, pasi kablloja u dëmtua nga një lis i rrëzuar prej erërave të forta që arritën shpejtësinë 130 kilometra në orë.

Bota

06/03/2015 11:01

Shpëtimi i turistëve është përshkruar si dramatik. Ata kanë qëndruar më shumë se dy orë në 20 kabinat e bllokuara, në temperatura të ulëta, derisa kanë ardhur zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.  dhe janë larguar prej aty, një nga një, më ndihmën e helikopterëve.

Skiatorët janë evakuuar një nga një me ndihmën e litarëve të lëshuar nga helikopterët, dhe sipas agjencisë AFP, askush nga turistët nuk ka marrë lëndime trupore, përveç molisjes nga të ftohtit.

Ndërkohë, i ftohti, të reshurat e mëdha të borës dhe erërat e forta kanë përfshirë tërë veriun e Italisë. Për pasojë ka pasur dy të vdekur, një grua e cila u godit nga një lisë që u rrëzua, dhe një burrë që u zu nga shembja e dheut dhe gurëve derisa po kalonte nëpër një rrugë malore në Lucca të Toskanës.

YouTube player