Isufi: Marrëveshjet e Qeverisë me Listën Serbe janë bërë për bashkëqeverisje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka theksuar se qeveria aktuale, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, nuk do të ndërmarrë veprime që bien ndesh sipas tij, me interesin nacional.

Lajme

23/10/2017 22:58

Isufi në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se duhet hequr paragjykimet për veprimet e Qeverisë së Kosovës.

“Duhet hequr paragjykimet se është bërë marrëveshje ndër tavolinë. Ne kemi deklaruar se me Listën Serbe, kemi vetëm marrëveshje për pjesëmarrjen e saj në qeverisje. Nëse do të kishte diçka, do të ishin marrë vesh të gjitha gjërat. Krejt janë të hapura dhe transparente, nga ana e Qeverisë”, ka shtuar Isufi.

Ai ka thënë se pret nga opozita të jetë korrigjuese dhe konstruktive, duke mos e lënë Qeverinë, sipas tij, të bëjë gabime, duke shtuar se nuk ka marrëveshje me Listën Serbe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.