Isufi i AAK-së thotë të mos vazhdojë debati i kotë, por ta votohet rezoluta

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të votohet rezoluta e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi që korrigjimi i kufijve të përfshihet në dialogun me Serbinë.

Lajme

31/10/2018 11:45

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje nga të gjithë deputetët e Kuvendit që ta votojnë rezolutën e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi bisedimin për korrigjimin e kufijve në dialogun me Serbinë, raporton lajmi.net.

Sipas tij, të gjithë tashmë e dinë qëndrimin e PDK-së, AAK, Nismas, Lëvizjes Vetëvendosje, PSD-së, qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi dhe të partive të minoriteteve në lidhje me korrigjimin e kufijve dhe se në këtë mënyrë nuk ka se çka të diskutohet më shumë në Kuvend.

“Të mos i terrorizojmë qytetarët duke mbajtur fjalime koti. Por ejani ta themelojmë këtë platformë. Kushtetua e thekson shumë mirë se si duhet të mbrohet integriteti, sovraniteti dhe territori i vendit. Ejani ta bëjmë këtë rezolutë dhe ta votojmë në Kuvend dhe të bëhemi 2/3 dhe të mos diskutojmë kot së koti”, është shprehur Isufi. /Lajmi.net/