Isufi: Ekzistojnë nënshkrimet për shfuqizimin e Speciales

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi ka thënë se ekzistojnë ende nënshkrimet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

17/01/2018 12:50

Ai ka thënë se në rend dite ka qenë edhe pika për shfuqizimin e Speciales, por që ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të kuorumit, raporton lajmi.net.

“Ne mungese të kuorumit të anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dështojë mbledhja, është e pakuptueshme sepse është obligim që të angazhohemi. Ne kemi pas  rendin e ditës të njohur, ka shumë pika që kanë mbetur edhe nga viti i kaluar, dhe nuk është mirë që te prolongohen mbledhjet, sepse po i kushton edhe intensitetit të punës. Ne rendin e ditës është edhe pika për Gjykatën Speciale. Nuk komentoj deklaratat e Delawie sepse ju i dini qëndrimet e AAK kundër Gjykatës Speciale sepse konsiderojmë që vepron vetëm kundër një etnitetit dhe dëmton imazhin e Kosovës dhe UÇK-së. Ekzistojnë ato nënshkrime dhe për procese të mëtutjeshme do të shohim. Serbia edhe më parë ka bërë obstruksione nuk është e para herë që ndërpret dialogun, edhe mënyra e sjelljes së shtetit serb, nuk ka ndërruar logjika që prej pushtetit të Millosheviqit”, ka thënë Isufi./Lajmi.net/