Istogu kërkon mbijetesën në tavolinë, Drita mund të bie nga Superliga

Istogu është ankuar të hënën në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Sport

23/05/2016 16:55

“Troftat” konsiderojnë se dy futbollistë të Drenicës, Endrit Maloku dhe Muharrem Musa, nuk kishin të drejt loje për shkak të kartonëve, shkruan Zëri.

Humbja e fundjavës 2:1 nga “Kuqezinjtë” i kushtoi Istogut me rënie nga liga por skuadra nga Rrafshi i Dukagjinit shpreson ende se mund ta fitojë ndeshjen në tavolinë pasi konsideron se kishte parregullsi. Për këtë do të vendos Komisari i Garave të martën.

Nëse vërtetohet se Istogu ka të drejtë, atëherë ky i fundit do të përfundojë në barazh kurse Drita do të bie nga Superliga.