Istog, godet me pistoletë në kokë viktimën, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona në Istog.

Lajme

06/05/2018 12:48

Arsyeja e arrestimit të tyre është për shkak të dyshimeve se njëri nga të pas një mosmarrëveshje ka goditur me pistoletë në kokë viktimën mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Pas rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator me pesë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga të dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregulltë.